Çlirim Haziri fton qytetarët edhe sonte në protestën “Jo në emrin tim”, dita e gjashtë radhazi

Prishtinë | 21 Sht 2026 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka ftuar qytetarët që edhe sonte t’i bashkohen protestës në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në ditën e gjashtë radhazi të tubimeve.

Protestat po vazhdojnë pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje qytetare dhe kundërshtim paqësor ndaj këtij vendimi.

Haziri ka bërë të ditur se protesta e mbrëmjes së sotme do të vazhdojë me të njëjtin mesazh: “Jo në emrin tim”, duke ftuar qytetarët pa dallim që t’i bashkohen tubimit.

Prej gjashtë ditësh radhazi, qytetarë të shumtë janë mbledhur në qendër të Prishtinës, ndërsa në protestë janë përfshirë edhe artistë, aktorë, aktivistë dhe figura të tjera publike.

Të ngjashme