Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë thirrje edhe sot për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka publikuar lajmin për “selamin” e dërguar nga Thaçi nëpërmjet Abelard Tahirit, i cili ishte së fundmi ishte në vizitë në Hagë, Çitaku ka shkruar se zërat e qytetarëve në Prishtinë dëgjohen edhe në Hagë.
“Çdo zë që ngrihet këtu, në Prishtinë, dëgjohet edhe në Hagë. U jep kurajo çlirimtarëve tanë dhe u tregon se nuk janë vetëm. Ata atje, ne këtu. Me dinjitet, çdo natë. Deri në Liri! Shihemi në shesh”, ka shkruar Çitaku.