Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e 25 shtatorit në këtë komunë.
Përmes një postimi në Facebook, Totaj tha se pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale, qytetarët ftohen të marrin pjesë në tubimin paqësor në Prizren, për ta shprehur qëndrimin dhe indinjatën dhe për ta mbrojtur dinjitetin e atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
“Ky është moment për të dëshmuar se zëri ynë mund të jetë i fuqishëm edhe kur shprehet me dinjitet, qetësi dhe në mënyrë demokratike”, ka shkruar ai.
Protesta do të mbahet te sheshi “Shadërvan” nga ora 19:00, ndërsa organizohet nga fëmijët e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës, në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta.
“Me dinjitet. Me qetësi. Me zë të fuqishëm”, ka shkruar ndër të tjera Totaj.