Kombëtarja e Irlandës ka nisur përgatitjet për përballjen me Kosovën në kuadër të Ligës së Kombeve, raporton Ekonomia Online.
Futbollistët irlandezë janë grumbulluar dhe kanë zhvilluar seancat e para stërvitore para ndeshjes që do të zhvillohet të enjten, më 24 shtator, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Trajneri Heimir Hallgrímsson ka grumbulluar 26 futbollistë për këtë cikël të Ligës së Kombeve, ndërsa skuadra irlandeze ka udhëtuar drejt Prishtinës pas stërvitjes së zhvilluar të martën.
Ndeshja Kosovë–Irlandë nis në orën 20:45 dhe është përballja e parë e të dyja skuadrave në Grupin B3 të Ligës së Kombeve.


