Përfundon në mënyrë paqësore protesta e tifo-grupeve në Prishtinë

Prishtinë | 27 Sht 2026 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar në mënyrë paqësore protesta e përbashkët e tifo-grupeve kryesore të Kosovës, e mbajtur në sheshin e Prishtinës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe kundër vendimit të Gjykatës Speciale, raporton Ekonomia Online.

Protesta kishte nisur në orën 15:00, ndërsa pjesëmarrësit gjatë tubimit shprehën mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së dhe bënë thirrje për bashkim, duke lënë përkohësisht mënjanë rivalitetet sportive.

Gjatë protestës, organizatorët dhe pjesëmarrësit bënë thirrje që tubimi të vazhdonte në mënyrë paqësore, duke kërkuar nga të pranishmit që të mos hidhnin mjete piroteknike në drejtim të objektit të Qeverisë.

Protesta u karakterizua nga prania e përbashkët e tifozëve nga grupe të ndryshme, të cilët u bashkuan për të shprehur qëndrimin e tyre lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale.

Ndërkohë, intelektualët kishin njoftuar se nuk do të ishin të pranishëm në protestën e mbajtur në shesh, duke bërë të ditur se protestat e tyre do t’i zhvillojnë në stadiume.

Pas përfundimit të tubimit, pjesëmarrësit u shpërndanë pa incidente të raportuara, ndërsa protesta përfundoi në mënyrë të qetë dhe paqësore.

Të ngjashme