Janina Ymeri ironizon me një postim për “Radio Policinë e VV-së”

Prishtinë | 11 Tet 2026 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka reaguar një postim në Facebook, në të cilin ironizon me atë që e quan “Radio Policia e VV-së”.

Në postim, Ymeri pretendon në mënyrë ironike se lëvizjet e saj me automjet në relacionin Ferizaj–Prishtinë dhe anasjelltas janë nën vëzhgim të shtuar.

Ajo përmend edhe padinë nga KEK-u dhe linçimin online, duke e lidhur këtë me kundërshtimet e saj ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Në fund të postimit, Ymeri thotë se postimi është ironik, por pretendon se “Radio Policia” është në përgatitje dhe pritet të procedohet zyrtarisht.

Postimi i plotë:

Të ngjashme