Nis seanca e rigjykimit ndaj Endrit Nikës

Prishtinë | 15 Tet 2026 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca e rigjykimit ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij, shtetases argjentinase, në Fushë-Kosovë në vitin 2023, raporton Ekonomia Online.

Në seancën e së hënës, Nika u deklarua sërish i pafajshëm për veprën që i vihet në barrë, duke thënë para trupit gjykues: “I pafajshëm 100 për qind”.

Më 19 shkurt 2026, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte dënuar Nikën me 18 vjet burgim. Megjithatë, Gjykata e Apelit e aprovoi ankesën e mbrojtjes dhe e ktheu rastin në rigjykim.

Të ngjashme