Një veturë që transportonte 160 kilogramë mish pa dokumente përcjellëse është ndaluar në fshatin Novosellë të Kamenicës.
Rasti është raportuar më 17 tetor kur vetura me targa lokale, e drejtuar nga një mashkull kosovar, është ndaluar për kontroll.
Gjatë kontrollit, policia ka vërejtur se në veturë transportoheshin 160 kilogramë mish, për të cilin nuk kishte dokumentacion përcjellës.
Malli i konfiskuar i është dorëzuar Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) për procedura të mëtejme.
Njoftimi i plotë:
TRANSPORT ILEGAL I MALLIT/Fsh. Novosellë, Kamenicë 17.10.2026 – 13:15. Raportohet se është ndaluar vetura me targa lokale që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit është vërejtur se transportonte 160 kg mish pa dokumente përcjellëse. Malli i konfiskuar i dorëzohet AUV-it për procedura të mëtejme.