Papa Leo XIV ka bërë paraqitjen e tij të parëtë madhe publike që nga operacioni për kancerin e mushkërive,duke thënë se kjo përvojë e ka afruar më shumë me të gjithë ata që vuajnë, nga i njëjti vend në Vatikanku,një javë më parë, kishte njoftuar sekishte nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale.
Papa 71-vjeçar drejtoi lutjen e së dielës, Angelus, nga ballkoni i Pallatit Apostolik,me pamje nga Sheshi i Shën Pjetrit, ku u mblodhën mijëra njerëz për të duartrokitur, kënduar dhe dëgjuar mesazhin e tij, shkruan CNN.
Leo falënderoi mjekët për trajtimin e tij dhe të gjithë ata që u lutën për të, duke shtuar se po u rikthehet gradualisht detyrave të tij si papë.
“Kjo përvojë më ka dhënë një ndjenjë të thellë afërsie me të gjithë ata që po përballen me sëmundje ose me një gjendje dobësie shëndetësore“»”, u tha ai turmave.
“Tani që kjo fazë delikate ka kaluar, do t’urikthehem gradualisht veprimtarive të mia– gjithmonë mendihmën e Zotit dhe lutjet tuaja. Ju falënderoj edhe një herë”, shtoi ai.
Papa u lirua të shtunën nga spitali Gemelli,pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në mushkëri për heqjen e një mase, e cila më vonë u diagnostikua si adenokarcinomë, formamë e zakonshme e kancerit të mushkërive.
Mjekët thonë se ai është rikuperuar mirë pas operacionit, madje kanë deklaruar se mund ta realizojë udhëtimin në Amerikën Latine,i planifikuar për periudhën 6–17 nëntor.