Policia e Kosovës ka arrestuar një person 40-vjeçar në Prishtinë, i cili ishte në kërkim për veprat penale të mbajtjes së paautorizuar të armës dhe përdorimit të saj.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, arrestimi u realizua më 19 tetor nga zyrtarët e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë.
I dyshuari, me inicialet A. F., ishte dënuar me një vit e katër muaj burgim për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontrolli ose posedimi i paautorizuar i armës” dhe “Përdorimi i armës”.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.