Një shtetas turk është arrestuar dje në Prishtinë, nën dyshimin për sulm ndaj personave zyrtar.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari, nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.
Viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.