Shtetasi algjerian sulmon turkun në Qendrën e Azilit në Magure, përfundon në mbajtje

Prishtinë | 20 Tet 2026 | 09:44 | Nga Ekonomia Online

Një shtetas algjerian është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një shtetas turk në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 18:30, kur i dyshuari, nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar viktimën, i cili qëndron përkohësisht në këtë qendër.

Viktima është dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim mjekësor.

“I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thotë PK.

Të ngjashme