PSG-Barcelona, sonte përballje gjigantësh në Ligën e Kampionëve

Prishtinë | 20 Tet 2026 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Ndeshje interesante do të ketë sonte në garën më prestigjioze të futbollit evropian, Ligën e Kampionëve.

Në orarin e së martës, janë nëntë ndeshje që do të luhen, derisa njëra prej tyre konsiderohet si “finale para finales”.

PSG-Barcelona, dy skuadrat më në formë dhe me futbollin më të bukur, do të zbresin në fushë përballë njëra-tjerës, që si synim kanë ngjitjen në majat e futbollit evropian.

Luis Enrique do të synojë t’ia ndalë hovin ish-skuadrës së tij, derisa Hansi Flick ka si qëllim që një fitore eventuale ndaj parisienëve t’i shërbejë si motiv për ëndrrën e blaugranëve, për të rikthyer kurorën evropiane në Barcelonë.

Ndërkohë, në kalendar janë edhe disa ndeshje interesante, duke veçuar atë ndërmjet Liverpoolit dhe Villarealit.

Të ngjashme