Çka i ndodhi Barcelonës në Paris? Arsyet e humbjes nga PSG-ja

Prishtinë | 21 Tet 2026 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Barcelona pësoi humbjen e parë të sezonit, duke u mposhtur 4-2 nga PSG-ja në Ligën e Kampionëve, pas një ndeshjeje ku gabimet në mbrojtje dhe fuqia sulmuese e parisienëve bënë diferencën.

Skuadra e Hansi Flickut arriti të barazonte dy herë rezultatin, fillimisht me Xavi Espartin dhe më pas me Lamine Yamalin, por nuk arriti t’i përballonte sulmet e kampionëve të Evropës, shkruan “Mundo Deportivo”, përcjell “Gazeta Express”.

Mbrojtja, pika më e dobët e Barcelonës, u vu vazhdimisht në vështirësi nga presioni dhe shpejtësia e PSG-së. Portieri Joan Garcia shmangu një humbje edhe më të thellë me disa pritje vendimtare.

Përveç rezultatit negativ, Barcelona mori edhe lajme të këqija nga dëmtimi i Dani Olmos, ndërsa trajneri Flick duhet të analizojë gabimet përpara përballjes së madhe me Real Madridin në “El Clasico”.

Humbja në Paris shërben si një paralajmërim për katalunasit, të cilët duhet të përmirësojnë organizimin defensiv nëse synojnë të luftojnë për trofetë më të rëndësishëm të sezonit.

Të ngjashme