Raportimet se u shitën prona me çmim nga 4 euro metri katrorë, Hykmete Bajrami: Veç shihni çfarë bëjnë

Prishtinë | 21 Tet 2026 | 20:27 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka reaguar lidhje me raportimet që nga 4 euro metri katror është shitur nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).

Ajo ka thënë se VV-ja ka ardhur në pushtet me një tjetër premtim të AKP-së dhe tash deri deri në këtë pikë.

Tutje, ajo ka kërkuar përgjegjësi duke thënë se tash qytetarët janë edhe më të varfër dhe edhe më të vjedhur.

“Të nderuar qytetarë, Veç shihni çfarë bëjnë. A e dini me çfarë premtimeve kanë ardhë në pushtet. A e dini çfarë thoshin për AKP-në?  Këta edhe tenderin e hoqën, direkt me negociim.  ”Nuk jemi të varfër jemi të vjedhur” thoshin. Tani pas 6 viteve të LVV-së në pushtet jemi edhe të varfër edhe të vjedhur. Këto janë arsyet pse rreth 45 mijë qytetarë po ikin nga vendi çdo vit. Përgjegjësi”, ka thënë ajo. 

Të ngjashme