“Thikë pas shpine”, Ramadani reagon ashpër pasi ndryshim-ligji për Specialen do kthehet në Kuvend

Prishtinë | 22 Tet 2026 | 21:30 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka thënë se kthimi i ndryshim-ligjit për Specialen është “thikë pas shpine”.

Ai tha se ishte thikë pas shpine edhe ndaj procesit në Hagë, por edhe ndaj AAK-së që mbështeti pa kushte këtë ligj.

“Ne e kemi marrë me shqetësim këtë lojë apo tepër të gabueshme, politikisht është pa sens, institucionalisht e ligjërisht është gabim dhe komëbëtarisht është goditje turpëruese e gjithë përpjekjes politike, institucionale dhe shoqërore që Kuvendi të mbështetë ish-krerët e UÇK-së”.

“Kjo çka ka ndodh është thikë pas shpine, edhe ndaj procesit në Hagë edhe ndaj mesazhit kombëtar që e japim. Edhe ndaj mbështetjes sonë është thikë pas shpine”, ka thënë ai në T7.

Të ngjashme