Franca përballet me tubime në mbarë vendin, mbi 130 persona në pranga

Prishtinë | 24 Tet 2026 | 17:17 | Nga Ekonomia Online

Policia franceze ka arrestuar 135 persona në të gjithë vendin deri në orën 13:00 sipas kohës lokale, ka njoftuar ministri i Brendshëm, Laurent Nunez.

Protestat mbarëkombëtare kanë rifilluar këtë fundjavë në më shumë se 100 lokacione në Francë.

Për shkak të tensioneve dhe dhunës të regjistruar javët e kaluara, autoritetet kanë dislokuar mijëra forca shtesë policore në terren, raporton BBC.

Në shumë pjesë të vendit janë vendosur orë policore, mbyllje të hapësirave publike dhe ndalesa të tubimeve.

Megjithatë, disa demonstrata janë lejuar nga autoritetet në qytete si Lille dhe Marseille.

Më herët gjatë ditës, policia në Paris ka evakuuar sheshin “Place de la Bastille”, duke zhvendosur protestuesit dhe gazetarët në drejtim të “Porte d’Italie”.

Po ashtu, një protestë e veçantë kundër partisë së të djathtës ekstreme “Tubimi Kombëtar” (National Rally) po zhvillohet në Orleans, ku ky subjekt politik po mban konferencën e tij dyditore.

Të ngjashme