Të shtëna me armë në një aheng familjar në Batllavë, dy persona ndalohen për 48 orë

Prishtinë | 24 Tet 2026 | 18:00 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë ndaluar për 48 orë, pas raportimit për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në Batllavë të Podujevës.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë ndërhyrjes, zyrtarët policorë të Stacionit të Podujevës kanë sekuestruar tri armë, municion dhe gëzhoja.

“Gjatë ndërhyrjes, zyrtarët policor të stacionit të Podujevës, sekuestruan tri armë, municion dhe gëzhoja”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në lidhje me rastin, tre persona janë shoqëruar në stacionin policor, ku njëri prej tyre është liruar pas intervistimit, ndërsa dy të tjerët janë dërguar në mbajtje.

“Rasti po trajtohet për veprat penale që lidhen me armëmbajtjen e paautorizuar dhe përdorimin e armës apo mjetit të rrezikshëm”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme