Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe Verifikimin e Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Në orën 09:00, Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do të shqyrtojë këtë projektligj.
Ndërkaq, në orën 10:00, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit do të shqyrtojë raportet e komisioneve kryesore lidhur me të njëjtin projektligj.