Abdixhiku kujton Ukë Bytyçin në 24-vjetorin e vrasjes: Nuk e harrojmë

Prishtinë | 27 Tet 2026 | 10:47 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar Ukë Bytyçin, në 24-vjetorin e vrasjes së tij, së bashku me Bafti Bajramin dhe Bajram Bytyçin, më 27 tetor 2002, në Suharekë.

Përmes një reagimi, Abdixhiku ka kujtuar se vrasja ndodhi në ditën kur LDK-ja po festonte fitoren në Suharekë, duke e cilësuar atë si një ditë feste që u shndërrua në tragjedi për familjet, qytetin dhe partinë.

Ai e ka përshkruar Ukë Bytyçin si bashkëpunëtor të presidentit historik Ibrahim Rugova, themelues të LDK-së në Suharekë, epror të UÇK-së në Pashtrik dhe kryetar që, sipas tij, e kishte fituar besimin e qytetarëve me punë e përkushtim.

Abdixhiku ka theksuar se emri i Ukë Bytyçit për LDK-në përfaqëson përgjegjësi, duke kritikuar ata që, sipas tij, harrojnë historinë dhe sakrificën e veprimtarëve.

“Nuk e harrojmë. E kujtojmë, me krenari!”, ka përfunduar Abdixhiku reagimin e tij.

Të ngjashme