Xhaka rikthehet te Zvicra, mbetet kapiten

Prishtinë | 27 Tet 2026 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Granit Xhaka megjithatë do të rikthehet në grumbullim me Zvicrën.

Vendim u mor nga bordi qendror i SFV pas një shqyrtimi të plotë të procedurave të përfunduara në lidhje me blerjen e certifikatave të falsifikuara të Covid në vitet 2021 dhe 2022.

Përveç tij do të rikthehet edhe Breel Embolo, pasi që edhe ai ishte suspenduar.

Xhaka, mungoi në ndeshjet e shtatorit dhe tetorit në “Nations League” pasi që kishte pranuar se falsifikoi testet e COVID-19, ku u shpall edhe fajtor nga një gjykatë në Luzern.

Të ngjashme