Bastiset shtepia e një të dyshuari, konfiskohen narkotikë, armë dhe municion

Prishtinë | 27 Tet 2026 | 18:12 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit policor nga Sektori Rajonal për Trafikim me Narkotikë, më datë 27.10.2026 kanë zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore Gjakovë mbi bastisjen e një shtëpie (banese) dhe objekteve përcjellëse që ndodhen në qytetin e Gjakovës, pronë e të dyshuarit mashkull/kosovar (2004).

Gjatë bastisjes në cilësi të provave janë gjetur dhe konfiskuar;

– Substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë në peshë rreth 1009.35 gramë,

– Substancë të dyshuar narkotike të llojit Mariuhanë në peshë rreth 4.14 gramë,

– Një armë automatike,

– Një karikator me 24 fishekë të kalibrit 9x19mm,

– Dy karikatorë me 20 fishekë të kalibrit PPU 32,

– Para të gatshme, 1175 euro, 200 franga zvicerane, 1 dollar amerikan, 200 lek dhe 100 rubla ruse,

– Një telefon i markës Iphone, një telefon i markës Iphone i dëmtuar.

– Një peshore elektrike,

– Një fletore me shënime të ndryshme,

Për të gjeturat gjatë bastisjes është njoftuar Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, i cili ndaj të dyshuarit ka caktuar masën e ndalimit policor prej 48 orë.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Të ngjashme