Jorge Jesus “dorëzohet”, Cristiano Ronaldo ftohet te Portugalia

Prishtinë | 27 Tet 2026 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Pavarësisht përplasjes me trajnerin, Cristiano Ronaldo pritet të ftohet nga Portugalia për ndeshjet e nëntorit.

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, pritet të jetë pjesë e listës së Kombëtares së Portugalisë për ndeshjet e muajit nëntor, pavarësisht tensioneve të fundit dhe përplasjes së raportuar me trajnerin Jorge Jesus.

Sipas raportimeve nga mediumi francez RMC Sport, emri i Ronaldos tashmë figuron në listën paraprake të të ftuarve për sfidat e radhës ndërkombëtare.

Mësohet se mosmarrëveshjet dhe masat disiplinore të përfolura së fundmi nuk do ta pengojnë 5-herë fituesin e “Topit të Artë” të veshë sërish fanellën e përfaqësueses.

Pezullimi i vendosur ndaj tij ka pasur efekt retroaktiv, gjë që ia mundëson teknikisht përfshirjen në skuadër pa asnjë pengesë procedurale. Për incidentin në fjalë, sulmuesi raportohet të jetë ndëshkuar nga Federata Portugeze e Futbollit me një gjobë administrative prej rreth 250 eurosh.

Me tejkalimin e kësaj situate, kapiteni dhe lideri i Al Nassr do të jetë në dispozicion të plotë për dy duelet e rëndësishme që Portugalia zhvillon gjatë dritares së nëntorit:

Lista përfundimtare e futbollistëve të grumbulluar pritet të bëhet zyrtare nga stafi teknik gjatë ditëve në vijim.

Të ngjashme