Gruaja dyshohet se kanosi dhe ofendoi policin në zyrën e tij në Prizren
Një grua dyshohet se ka kanosur dhe ofenduar një zyrtar policor në Prizren, pasi kishte shkuar në zyrën e tij për të raportuar humbjen e një dokumenti.
Sipas raportit të Policisë, rasti është hapur më 27 tetor 2026, ndërsa ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 21 tetor, rreth orës 15:30.
Viktima, zyrtar policor, ka raportuar se e dyshuara kishte shkuar në zyrën e tij e shoqëruar nga një grua tjetër. Gjatë qëndrimit aty, ajo dyshohet se e ka kanosur dhe ofenduar atë.
Me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.