Rrahmani kthehet në fitoren e thellë të Napolit

Prishtinë | 29 Tet 2026 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Napoli fitoi thellë 4:1 në udhëtim te Monza të mërkurën mbrëma, në xhiron e nëntë të Serie A të Italisë. 

Ish-kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, që mungoi në fundjavë ndaj Romës, u kthye si titullar po luajti vetëm në pjesën e parë. 

Rasmus Hojlund, Mateo Politano, Rafa Marin dhe Kevin De Bruyne i shënuan golat për Napolin, ndërsa Gustavo Varela e realizoi golin e vetëm për vendësit. 

Napoli ka 14 pikë në vendin e shtatë. Shtatë pikë më pak i ka Monza në vendin e 16-të.

Të ngjashme