Prishtina kthehet nga Gjilani me tri pikë, mposhti Dritën

Prishtinë | 04 Nën 2026 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Tri pikë të rëndësishme ka arritur që t’i arkëtojë skuadra e Prishtinës, duke e mposhtur Dritën në Gjilan.

Me fitoren e shënuar sot në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, djelmoshat nga kryeqyteti janë ngjitur në krye të tabelës.  

Skuadra nga kryeqyteti ka regjistruar fitore 1:2, me golat e shënuar nga Blend Baftiu në minutën e 7 dhe Ardin hasani në atë të 51-të.

Me këto tri pikë, Prishtina është bërë lidere me 29 pikë, dy më shumë se Malisheva e vendit të dytë.

Drita mbetet në vendin e tretë me 23 pikë.

Ndryshe, ky takim i takon javës së dytë, por ai ishte shtyrë për shkak të angazhimit të kampiones së Kosovës në garat evropiane dhe i njëjti është zhvilluar sot.

Të ngjashme