Gjashtë gjigantë evropianë në garë për Alex Baenan, Atletico kërkon 80 milionë euro

Prishtinë | 04 Nën 2026 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Alex Baena është kthyer në një nga emrat më të kërkuar në tregun evropian. Arsenal, Bayern Munich, Newcastle, Tottenham, Manchester City dhe Aston Villa po e përcjellin nga afër mesfushorin spanjoll, i cili po kalon një sezon të mirë te Atletico Madrid.

Megjithatë, klubi madrilen nuk ka ndërmend ta lehtësojë largimin e tij. Atletico kërkon 80 milionë euro për kartonin e Baenas, i cili ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë katër asistime në 14 paraqitje këtë sezon. Me kontratë deri në vitin 2030, largimi i tij në janar duket pak i mundshëm, përveç nëse vjen një ofertë jashtëzakonisht e lartë.

Të ngjashme