Sulm me armë zjarri në Krakov të Polonisë, të paktën 5 të vrarë

Prishtinë | 07 Nën 2026 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Pesë persona janë vrarë pas një incidenti me të shtëna në Sheshin Kryesor të Tregut në Krakov të Polonisë, ndërsa disa persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, përfshirë oficerë policie, bën të ditur policia e rajonit të Malopolskës.

 Në një njoftim në platformën X, policia deklaron se rreth orës 15:00 (me orën lokale), një burrë që kishte hyrë me automjet në shesh, filloi të “qëllonte ndaj njerëzve të rastësishëm nga makina e tij”.

 Autori është qëlluar nga policia dhe po dërgohet në spital, thuhet në një tjetër njoftim, raporton BBC.

Të ngjashme