Ambasadori amerikan reagon pas të shtënave në Krakov: Amerika qëndron me Poloninë

Prishtinë | 07 Nën 2026 | 17:10 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Poloni, Tom Rose, ka reaguar pas të shtënave masive në qytetin e Krakovit, duke shprehur solidaritetin e SHBA-së me popullin polak.

Përmes një postimi në platformën X, Rose e cilësoi ngjarjen si një sulm të rëndë që ka tronditur paqen në Poloni.

Ai bëri të ditur se, sipas informacioneve të deritanishme, disa persona të pafajshëm kanë humbur jetën në sheshin qendror historik të Krakovit.

“Amerika qëndron me Poloninë në këtë orë të errët, ndërsa Polonia qëndron me qytetarët e saj të dashur të Krakovit”, shkroi ambasadori amerikan, duke shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.

Të ngjashme