Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe rreth 33 të tjerë janë plagosur pasi një autobus u përplas me një barrierë sigurie dhe u përmbys në një autostradë në Kroaci
Autobusi i mbushur plot po shkonte për në Zagreb kur doli nga autostrada dhe u përplas, tha policia.
Komandanti i zjarrfikësve të qarkut të Zagrebit, Dario Kezeric, tha se rreth 33 persona ishin plagosur, gjashtë prej të cilëve rëndë.
Në kohën e aksidentit, në bord ndodheshin 33 pasagjerë dhe dy shoferë.
Autobusi kishte targa të Serbisë.
Policia ka nisur një hetim për aksidentin vdekjeprurës.