Shefi i asamblistëve të VV-së, në Prishtinë, Gëzim Sveçla ka thënë se bërllogu është bërë perdja që mbulon problemet e tjera të qeverisjes në Prishtinë.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Sveçla ka shkruar se me organizim dhe menaxhim të mirë, problemi i mbeturinave do të mund të vihen nën kontroll brenda pak muajsh.
“Prishtina sot është e mbushur me bërllog sepse kështu i duhet Përparim Ramës”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Bërllogu është bërë perdja që mbulon problemet e tjera të qeverisjes në Prishtinë.
Me organizim dhe menaxhim të mirë, problemi i mbeturinave do të mund të vihej nën kontroll brenda pak muajsh. Komuna e Prishtinës ka një buxhet prej rreth 160 milionë eurosh.
Por imagjinojeni për një moment Prishtinën pa problemin e bërllogut.
Me çka do të merreshin qytetarët dhe mediat? Me kontratat e dyshimta, shpenzimet e pajustifikueshme dhe keqpërdorimet që e kanë përcjellë këtë qeverisje.
Prishtina sot është e mbushur me bërllog sepse kështu i duhet Përparim Ramës.