Merz mbledh liderët në Berlin për Ukrainën, Rama takohet me kancelarin gjerman

Prishtinë | 19 Nën 2026 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Friedrich Merz, Kancelari Federal i Gjermanisë organizoi takimin e nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve” në Berlin.

I ftuar ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Takimi është zhvilluar në Kancelarinë Federale Gjermane dhe ka në përbërje vende të konsideruara pro Ukrainës, raporton Top Channel.

Sipas zyrës së shtypit në kryeministri ftesa për pjesëmarrje e kryeministrit Edi Rama në këtë tryezë të rëndësishme riafirmon rolin aktiv të Shqipërisë si partnere e besueshme në çështjet e sigurisë, paqes dhe stabilitetit evropian.

Të ngjashme