Policia e Kosovës ka nisur grumbullimin dhe verifikimin e informatave lidhur me një përleshje fizike të raportuar në Ferizaj.
Rasti është bërë publik përmes një videoje që po qarkullon në rrjetet sociale, ku shihen disa persona të përfshirë në përleshje në një rrugicë afër ëmbëltores “Loçka”.
Policia e Ferizajt ka bërë të ditur se është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e rastit.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me këtë incident.