Këta janë dy partnerët nga Zvicra që u mashtruan nga një Call Center në Kosovë, humbën 1.9 milionë euro

Prishtinë | 23 Nën 2026 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Hane Peter Sommer dhe Meta Greutert, janë partnerët zvicrëranë që ishin viktimë e një skene të madhe mashtrimi nga një Call Center në Kosovë.

Dëmi nga mashtrimi arrin në 1.9 milionë euro. Fillimisht, ata janë mashtruar duke u nxitur të investojnë në platforma të ndryshme të kriptovalutave, ndërsa më pas, përmes veprimeve të tjera mashtruese, janë detyruar të transferonin rreth 940 mijë euro në Kosovë për të akuzuarit, raporton indeksonline.

Të akuzuar në këtë rast janë: Naser Smajli, Enuarta Smajli, Daip Beqiri, Arbenita Jetullahu, Gylsere Sojeva, Muhamet Dragobuzhda, Kushtrim Sojeva dhe Blerim Qerimi.

Të ngjashme