Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim kuratoren e përgjithshme të Festivalit Ndërkombëtar të Tekstileve të Jashtëzakonshme Christine Athenor.
Rama, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se me të kanë diskutuar mundësinë e sjelljes së Bienales së Tekstilit në Kosovë.
Postimi i plotë:
Në Odën e Kryeqytetit, Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, bashkë me Christine Athenor, kuratoren e përgjithshme të Festivalit Ndërkombëtar të Tekstileve të Jashtëzakonshme në Clermont-Ferrand, diskutuan mundësinë e sjelljes së Bienales së Tekstilit në Kosovë.
Prishtina ka potencialin të bëhet një skenë e hapur për artin, një qytet ku hapësirat publike dhe ndërtesat marrin jetë të re përmes krijimtarisë. Një bashkëpunim i tillë mes Kosovës dhe Francës hap dyer të reja për artistët tanë dhe lidh Kryeqytetin edhe më fort me skenën ndërkombëtare të artit e kulturës.