I dyshuari godet doganierin gjatë tentimit për t’i ikur kontrollit, largohet në drejtim të panjohur

Prishtinë | 25 Nën 2026 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Një incident ka ndodhur në Podujevë, ku një person dyshohet se ka goditur një zyrtar të Doganës së Kosovës gjatë tentimit për t’i ikur kontrollit për mallra të kontrabanduara.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 24 nëntor, rreth orës 13:27, kur ekipi i Doganës së Kosovës, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, ka ndaluar një automjet për kontroll.

Megjithatë, i dyshuari, mashkull kosovar, ka tentuar të largohet me automjet, duke goditur në dorë një doganier, po ashtu mashkull kosovar.

Pas incidentit, i dyshuari ka arritur të largohet në drejtim të panjohur.

Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës dhe mbetet për t’u trajtuar nga organet kompetente.

Të ngjashme