Thierry Henry ka dërguar një paralajmërim për rivalët e Real Madridit, duke vlerësuar se skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso po kalon në një fazë të rëndësishme të përmirësimit.
Ish-sulmuesi francez u impresionua nga reagimi i madrilenëve në ndeshjen ndaj PSV-së, ku treguan karakter për të përmbysur situatën dhe për të vazhduar serinë pozitive në Ligën e Kampionëve.
“Diçka po ndodh te Reali, kujdes!”, ishte mesazhi i Henryt, i cili vlerësoi edhe paraqitjet e Jude Bellinghamit.
Sipas tij, madrilenët po japin sinjale se mund të jenë sërish një kundërshtar shumë i rrezikshëm në garën për trofeun më të rëndësishëm evropian. /Gazeta Express