Dy shtetas të Serbisë, një mashkull dhe një femër, janë shoqëruar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për kalim ilegal të kufirit.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Koshuticë të Leposaviqit.
Sipas raportit policor, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.