Për 20 minuta tre gola, Barça rikthen epërsinë

Prishtinë | 29 Nën 2026 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Barcelona sërish ka rikthyer epërsinë në ndeshjen në udhëtim nga Deportivo A Coruna.

Rezultati në 20 minutat e parë të ndeshjes është 1:2 për Barçën.

Për golin e dytë është kujdesur Dani Olmo.  

Derisa, qysh në minutën e dytë të këtij takimit, blaugranët krijuan epërsinë fillestare.

Në minutën e dytë, Lamine Yamal ka shënuar për Barcelonën, pas një pasimi nga Pedri.

Por, pas vetëm pak minutash, një ish-lojtar i Barcelonës ka ndëshkuar ish-skuadrën e tij.

Pierre-Emerick Aubameyang, në minutën e 9-të ka barazuar shifrat në 1:1, por që Olmo e përmbysi atë për 1:2.

Të ngjashme