Përkujtohet 19-vjetori i Betejës së Zhegocit

| 15 Pri 2018 | 14:12 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, bashkë me disa nga ministrat e tij, kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, e zyrtarë të partisë së tij, bënë homazhe për të rënët në Betejën e Zhegocit.

Pikërisht në 19-vjetorin e kësaj beteje të njohur, në Zhegoc të Gjilanit kanë nisur solemnisht punimet për ndërtimin e autostradës 22-kilometërshe që do ta lidhë Anamoravën me kryeqytetin.

Në ceremoninë e rastit, kryeministri Ramush Haradinaj tha se ky është një moment që qytetarët e kanë pritur gjatë. “Ka diçka që na bën sot me u ndi më mirë sesa viteve të tjera kur kemi kujtuar të rënët për liri. Sot, bashkë me këtë emocion, e kemi edhe një ndjenjë arritjeje. Atdheu ynë po bëhet më bashkë; po bëhet më afër edhe Presheva me Prishtinën”, tha Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Më 15 prill 1999 forcat serbe ia kishin mësyrë Zhegocit me armatim të rëndë. Në përleshjen mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave armike për disa orë, në altarin e lirisë ranë 8 ushtarë të UÇK-së dhe 18 civilë.

Të ngjashme