Gjykatat në Irak kanë dënuar me vdekje më shumë se 300 njerëz, përfshirë disa të huaj, që i përkisnin grupit të Shtetit Islamik.
Të dyshuarit janë dënuar në dy gjykata, një në Mosul dhe një në Baghdad, e cila po merret më shumë me shtetasit e huaj dhe gratë.
Që prej muajit janar në Baghdad janë dënuar me vdekje 103 persona, përfshirë gjashtë turq të mërkurën ndërsa 185 të tjerë janë dënuar me burgim të përjetshëm, raporton Daily Mail.
Në gjykatën e Mosulit janë dënuar me vdekje 212 persona, 150 me burgim të përjetshëm dhe 341 në kohë të ndryshme burgimi.