Kroacia shkatërron ëndrrën ruse

| 07 Kor 2018 | 22:41 | Nga

Kroacia është kundërshtari i Anglisë në gjysmëfinale, pasi triumfoi me 11-metërsha ndaj organizatorëve të Rusisë.

120 minuta dramatike në Sochi u mbyllën në barazim 2-2, ndërsa më pas kroatët ishin më të saktë te penalltitë, duke fituar 3:4.

Barazim dramatik, penalltitë përcaktojnë fituesin e Rusi-Kroaci

Në stadiumin “Olimpiski” po luhet shtesa e dytë e ndeshjes çerekfinale mes Kroacisë, ku ekipi ballkanas ka kaluar në avantazh.

Sa i takon lojës, ekipi organizator, Rusia kaloi në avantazh në minutën e 13-të me anë të sulmuesit të Vilarealit, Çerishev, i cili shënoi pas një ‘predhe’ nga jashtë zone.

Kroatët nuk u dorëzuan pas golit të pësuar, i cili erdhi në momentin e tyre më të mirë dhe arritën të barazonin shifrat në 1:1, pas një gjuajtje të sulmuesit Kramariç me kokë brenda zonës.

Kur mendohej se edhe 30 minutat shtesë do të mbylleshin në barazim, Kroacia shënoi golin e dytë në minutën e 100-të me mbrojtësin Vida, i cili shënoi më kokë një krosim të ardhur nga goditja e këndit.

Nuk ishte e thënë që kjo sfidë të fitohej nga kroatët, pasi në shtesën e dytë, në minutën e 115′ mbrojtesi brazilian i Rusisë, Fernandez barazoi rezultatin pas një gjuajtje me kokë brenda zonës.

Fituesi që do kualifikohet do të përballet me Anglinë, e cila sot eliminoi Suedinë me rezultatin 2:0.

Të ngjashme