Luiz i gatshëm të qëndrojë te Chelsea

| 21 Nën 2018 | 13:16 | Nga

David Luiz dëshiron që të mbetet te Chelsea por ende nuk kanë filluar bisedimet për zgjatje të kontratës, mëson Goal.

Mbrojtësi ka impresionuar me paraqitjet e tij nën urdhrat e trajnerit Maurizio Sarri, ndonëse ishte injoruar nga Antonio Conte stinorin e kaluar.

Ndërkaq, përfaqësuesi i Brazilit është i interesuar që ta zgjasë qëndrimin e tij në Stamford Bridge, gjë që do t’i lehtësonte bisedimet mes dy palëve.

https://youtu.be/yCyrf227zwQ

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme