Aksident në afërsi të Novi Sadit, dy të vdekur

| 04 Jan 2019 | 14:55 | Nga

Në një aksident trafiku që ndodhi në afërsi të Novi Sadit, midis Shajkashit dhe Budisavës, dy persona kanë vdekur  dhe tre të tjerë pësuan lëndime të rënda, njoftoi portali i Novi Sadit “021”.

Në përplasjen e veturave”Citroen” dhe “Audi”, shoferi dhe një pasagjer nga  “Audia” vdiqën dhe tre të lënduarit  u transferuan në Qendrën Klinike të Vojvodinës, raporton ky portal i Novi Sadit  duke iu referuar informacioneve të policisë.

Policia ende nuk ka lëshuar një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme