Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, ka thënë se ende nuk ka pranuar asnjë shkresë nga ana e organeve të zbatimit të Ligjit të Republikës së Serbisë që lidhen me vrasjen e ish-liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq.
”Si Ministër i Drejtësisë mund të ju konfirmoj se Ministria e Drejtësisë nuk ka pranuar asnjë shkresë, së paku deri më tani, nga ana e organeve të zbatimit të Ligjit të Republikës së Serbisë”.
Më tej Tahiri ka theksuar se komunikimi institucional mes të dyja vendeve realizohet sipas Marrëveshjeve të Brukselit përmes Zyrës së Përfaqësueses Speciale të Bashkimit Europian, njofton Klan Kosova.
”Komunikimi ndër institucional mes dy vendeve realizohet sipas Marrëveshjeve të Brukselit përmes Zyrës së Përfaqësueses Speciale të Bashkimit Europian në Kosovë dhe deri më tani asnjë shkresë nuk ka ardhur në adresë të Ministrisë që unë drejtoj”.
”Ne gjithsesi se jemi të hapur dhe mirëpresim bashkëpunimin në mes institucioneve të zbatimit të Ligjit që janë në funksion të zbardhjes së të vërtetës për rastin Ivanoviq”, përfundon ministri Tahiri, njofton Klan Kosova.
Se nga ana e Serbisë, Kosovës iu është dorëzuar raport i intervistimeve të personave që dyshohet se kanë të bëjnë me vrajsen e Oliver Ivanoviq, deklaroi për nje televizion serb, ministrja serbe e Drejtësisë, Nella Kuburoviq.