AVONET kërkon që rasti i 16 vjeçares të kalon në Gjykatën Themelore të Ferizajt

| 08 Shk 2019 | 18:39 | Nga

Rrjeti i OJQ-ve AVONET thonë se janë të shqetësuar me institucionet e Republikës së Kosovës, ku sipas tyre nuk janë duke treguar përgjegjësi në detyrat që ata kanë

“Ngjarja e raportuar lidhur me abuzimin e vajzës së mitur në Drenas nuk mund të tolerohet në asnjë mënyrë. Institucionet dhe gjithë mekanizmat e tjerë të drejtësisë duhet të veprojnë me profesionalizëm dhe të reagojnë me shpejtësinë më të mundur për të vënë drejtësinë në vend”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga AVONET.

AVONET kërkon nga kryetari i Komunës së Drenasit z. Ramiz Lladrovci që të merr masa si për udheheqësit e shkollës dhe ta bëjë shkarkimin e drejtorit të arsimit.

” Po ashtu kërkojmë nga drejtori i përgjithshëm të Policisë se Kosovës z. Rashit Qalaj të merr masa ndaj komandantit të Stacionit Policor të Drenasit dhe eprorit të tij dhe kërkojmë nga Këshilli Gjyqësore i Kosovës që lënda e 16 vjeçares të kalon si proces gjyqësor në Gjykatën Themelore të Ferizajt, kjo gjykatë ka treguar rezultat dhe ka vendos si prioritet lëndët e dhunës, ngacmimit, ky institucion ka dënuar shumë persona me burg efektiv dhe ka treguar performanc të lartë në këtë fushë”, shkruhet më tej në komunikatën e dërguar nga AVONET.

Të ngjashme