Policia tregon pse iu ndalua hyrja në Kosovë basketbollistëve të Serbisë

| 11 Mar 2019 | 14:09 | Nga

Të dielën rreth orës 12:20, autoritetet kosovare nuk i kanë lejuar disa basketbollistë të Serbisë që të hyjnë në territorin e Kosovës.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Zyra e Policisë për Informim duke bërë të ditur se personat në fjalë nuk i kanë poseduar dokumentet e identifikimit, transmeton Klan Kosova.

“Rreth orës 12:20 iu është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës pasi qe nuk kanë poseduar dokument identifikimi, e  po ashtu nuk kanë pasur leje nga federata”.

Të ngjashme