KFOR-i ka reaguar shtetit dhe mediave në Serbi për 4 ushtarët e NATO’së që kanë qenë veri, ata kanë thënë se Serbia nuk ka çfarë të habitet me ushtarët e Shqipërisë pasi ata janë 10 vite si pjesë e NATO-s.
KFOR ka thënë se 4 ushtarët e Shqipërisë janë oficerë dhe se po marrin pjesë në një aktivitet që përfshinë vizita nëpër vende të ndryshme në Kosovë, duke përfshirë Mitrovicën dhe lokacione tjera në veri.
Sipas tyre prania e tyre nuk duhet të habisë asnjë shtet, pasi Shqipëria është tash e 10 vite në NATO.
“Ky nuk është provokim, por është një aktivitet i përbashkët i NATO-së, dhe prania e 4 oficerëve shqiptarë nuk duhet ta habisë askënd pasi që Shqipëria është anëtare e NATO-së tani e 10 vjet. Për më tepër, duhet të dihet se Shqipëria gjithashtu kontribuon në misionin e KFOR-it”, thuhet në kumtesën e NATO’së.
KFOR po ashtu ka thënë se shpifjet dhe fabrikimet e lajmeve nga mediat serbe janë të papërgjeshme, pasi situata në Kosovë është e qetë dhe stabile, transmeton Gazeta Metro.
“Pavarësisht nga thirrjet e shumta për mospërhapje të spekulimeve të papërgjegjshme, për fat të keq thashethemet e fabrikuara vazhdojnë të qarkullojnë nëpër media dhe shkaktojnë shqetësime të pabaza tek popullata. KFOR-i konfirmon se gjendja në veri, si dhe në mbarë Kosovën, është absolutisht nën kontroll dhe nuk ka asnjë shenjë apo dëshmi për trazira apo dhunë të mundshme”, thuhet në deklaratë.
KFOR’i po ashtu ka konfirmuar se gjendja në veri, si dhe në mbarë Kosovën, është absolutisht nën kontroll dhe nuk ka asnjë shenjë apo dëshmi për trazira apo dhunë të mundshme./