Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se krimet serbe të kryera në Kosovë nuk mund t’i mohojë askush, raporton Ekonomia Online.
Haradinaj këto komente i bëri derisa ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore kushtuar dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Sllovi të Komunës së Lipjanit.
“Mirë se ju gjejmë. Në atë kohë nuk ju kanë vetë nga cila parti jeni por kanë bere krime dhe na kanë vrarë. Pas 20 viteve ende i kemi të freskëta dhimbjet”.
“Pasi që jemi vend të posa dalë nga lufta, një pjesë të vështirësive i kemi dhe një pjesë të vështirëve na japin ende për mos me qene ne ndër vendet e zhvilluara”.
“I nderoj nënat dhe familjarët e Dëshmorëve dhe martirëve por duhet të dini se nuk është vetëm dhimbje e juaj por është dhimbje e të gjithëve”, tha Haradinaj.
Ndërsa kryetar i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, tha se nuk jemi të kënaqur me rezultatet e arritura, por duhet të jemi të fortë për shtet-ndërtim.
“Ne këtë përvjetor të asaj dite te tmerrshme na kthehet ajo kujtesë ku banorët u dëbuan nga vendi e kjo duhet të na bëjë referencë për të ndërtuar shtetin tonë”.
“Nuk jemi të kënaqur me këtë status por e kemi obligim ta durojnë njeri tjetrin për nder të dëshmorëve dhe martirëve të kombit”, u shpreh Ahmeti.
Përfaqësuesi i familjarëve të dëshmorëve, Naim Hyseni, u shpreh se këto kujtime të dhimbshme do t’i kujtojmë jo për urrejtje, por për ruajtjen e historisë dhe ka kërkuar që të dënohen kriminelët e luftës.
“Sot bëhesh 20 vite kur forcat serbe kanë vrarë 45 persona nga ushtria serbe. Në atë kohë ushtrua serbe i dëboi nga shtëpitë e tyre njerëzit e pa fajshëm. Me 16 prill 99 kishin rrethuar fshatin Sllovi ku kishin vrarë 17 vetë dhe 9 i kanë plagosur”.
,”Zhvarrosen kufomat dhe i quan në Serbi. Do t’i kujtojmë jo për urrejtje por për të ruajtur historinë tonë 20 vite pas krimeve, kriminelet ende janë të lirë dhe ne nuk do të ndalemi deri sa të dalin para drejtësisë kriminelet”, tha Hyseni.




