Rrëshqitja e dheut, sot nuk mbahet mësimi në shkollën fillore “Naim Frashëri”

| 13 Maj 2019 | 11:13 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shpërthimi i një gypi të ujësjellësit dhe reshjet e shiut kanë bërë që në rrugën “Qamile Jaka” në Prishtinë, të ketë shembje të dheut, raporton Ekonomia Online.

E për këtë arsye nxënësit e shkollës fillore “Naim Frashëri” e cila gjendet në afërsi, sot nuk do të vijojnë mësimin, pasi që shembja e dheut mund të paraqes rrezik për ta.

Shqipe Vllasalihu- Mehmeti, drejtoreshë e shkollës “Naim Frashëri” ka konfirmuar se sot nuk mbahet mësim në këtë shkollë.

Sipas saj, deri të vlerësohet shkalla e rrezikshmërisë nuk do ketë mësim. Por, ajo ka besim se nesër do vijoj mësimi i rregullt.

“Tani nuk ka diçka për tu shqetësu, sidoqoftë parandalimi është gjithmonë më i mirë. Kjo ka qenë esenca që fëmijët janë lëshu nga shkolla, kanë shku në shtëpitë e tyre, meqenëse jemi afër objektit që do të ndërtohet.

Thjesht ishte një parandalim, nuk ka diçka për tu shqetësu”.

Të ngjashme